FSK-ja realizon ligjërata në shkollat e Kosovës për vetëdijesimin nga rreziku i minave

14 janar 2026 | 14:15

Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit, Forca e Sigurisë së Kosovës me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës.

Ky projekt realizohet tash e sa vite dhe mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po përgatitet për një cikël të gjerë investimesh infrastrukturore…