FSK-ja realizon me sukses trajnimin ‘Simboli i Ujkut’

19 dhjetor 2025 | 12:00

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses nga ushtarët e FSK-së, pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme.

Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.

Bazuar në njoftimin e FSK-së, ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata kanë ekzekutuar me sukses misionin e caktuar, sulmin  duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

“Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Vushtrrisë gjenerali Hisen Berisha ka marrë mbrëmë…