FSK-ja realizon ushtrimin fushor ‘ARROW 05’ (foto)

23 nëntor 2023 | 17:11

Pjesëtarët e regjimentit të tretë të këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë duke realizuar ushtrimin fushor “Arrow 05” në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, me qëllim të validimit të togjeve të kompanive.

Ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit. Pjesëtarët e regjimentit të tretë të këmbësorisë të FSK-së, janë duke realizuar ushtrimin fushor ‘Arrow 05’ në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, me qëllim të validimit të togjeve të Kompanive. Ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është goditur të enjten nga një tërmet i fuqishëm.…