FSK-ja shkon në Ujman për të gjetur të riun e zhdukur

29 korrik 2025 | 10:00

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të martën në mëngjes janë angazhuar në liqenin e Ujmanit për të gjetur trupin e 33-vjeçarit që kërceu nga ura dhe më nuk është gjetur.

FSK-ja ka arritur në veri në koordinim me KFOR-in.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë…