
FSK-ja shpall konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj
07 gusht 2020
| 12:22
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nga data 10 gusht do të shpallet konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj/ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020.
“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.