
FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin
18 tetor 2025
| 12:02
Forca e Sigurisë së Kosovës, njësia për deminim, ka tërhequr një mjet të pashpërthyer në fshatin Plemetin të Obiliqit, të premten.
Sipas policisë, një burrë kishte hasur në këtë mjet i cili dyshohet të jetë granatë dore, derisa ishte duke punuar në arën e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.