FSK-ja teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën ‘Forca 2026’
Komanda e Logjistikës, në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.
Gara është zhvilluar në katër disiplina të ndryshme, me pjesëmarrjen e shtatë ekipeve nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte testimi i përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë luftarake të pjesëtarëve të njësive.
Gjatë zhvillimit të garës, pjesëmarrësit kanë demonstruar nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe përgatitjeje fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjeve të vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen me sukses të detyrave ushtarake.
Aktiviteti është përmbyllur me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, duke reflektuar frymën e garës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit.



