FSK-ja viziton shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman

11 mars 2026 | 15:47

Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit gjerman dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, ka  realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Gjatë kësaj vizite, është bërë me dije se delegacioni i FSK-së është takuar me Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.

“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor ‘MEDVAL QUADRIGA 2026’, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, ka njoftuar FSK-ja/

Delegacioni i FSK-së, në emër të komandantit të FSK-së gjeneral Bashkim Jashari, ka falënderuar gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e armatosura të Iranit kanë paralajmëruar se bankat amerikane…