FSK përfundon me sukses Kursin Bazë për Snajper dhe Kursin e Liderit Luftarak

08 maj 2026 | 17:55

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”.

Kursi Bazë për Snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjës Profesionale, ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme ndërsa Kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.

Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim Ramosaj është rizgjedhur kryetar i Degës së Aleanca për…