
FSK përgatitet për sfidat në luftën urbane dhe terrene të minura
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses ‘Kursi Bazik për Xhenier Luftarak’.
Në njoftim thuhet se ushtarët e pranishëm u trajnuan për sfidat në luftë urbane dhe terrene të minuara.
Postimi i plotë:
FSK ngrit kapacitet e Xhenios Luftarake
Në kuadër të ngritjes së kapacitetve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”, i mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.
Kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara. Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë.