FSK-së sot i shtohen kadetët e gjeneratës 2025

04 korrik 2025 | 08:10

Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.

Sipas një njoftimi për medie të kësaj force, ceremonia do të zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafirë e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për medie të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka pasur…