“Ftesa e Kurtit për LDK e PDK, e vonuar!”

30 prill 2025 | 20:37

Politologia, Makbule Shkodra në një intervistë në Ora News u shpreh se ftesa e Kurtit për LDK dhe PDK për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është e vonuar.

Shkodra ‘Të gjithë në Kosovë jemi të zhgënjyer thellësisht me këtë tentim të konstituimit të Kuvendit dhe me këtë disëfatë të njëpasnjëshme që të gjithë po e shikojmë’

Tani së fundmi Kurti ka dërguar një ftesë dy partive më të mëdha pas tij, LDK dhe PDK dhe i ka ftuar në një takim të mesëm për të diskutuar si duket për çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit ose kryeparlamentares dhe nënkryetarëve sepse vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Megjithëse kjo ftesë erdhi sot dhe që e konsiderojnë një ftesë shumë të vonuar sepse do të mund ta dërgonte këtë ftesë shumë më herët dhe ashtu do duhej sepse është partia fituese dhe partia fituese duhet ti prijë proceseve.

Duhet ti ftojë të tjerët për të diskutuar për ta zgjidhur këtë situatë.

/Ora News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dërguar letër…