
Ftesa e Osmanit për takim, Vitia: Do të merrni përgjigje shumë shpejt
13 maj 2025
| 10:45
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka folur për ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për takim me partitë politike për tejkalimin e ngërçit politik.
“Tani do të flasim dhe besoj se do të merrni përgjigje shumë shpejt” është shprehur shkurt Vitia para mediave.
Presidenca e Kosovës dje ka njoftuar se ka dërguar ftesat te partitë për “takimet e para” dhe se janë në pritje të përgjigjes.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.