Fundi i gjykimit në Hagë, Syla: S’kemi shumë shpresë për lajme të mira
Më 18 shkurt, katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pritet t’i drejtohet gjykatës, datë kjo që shënon fundin e gjykimit të madh “Thaçi dhe të tjerët”.
Nënkryetari i OVLUÇK-së, Gazmend Syla, në emisionin “Kosova Today”, ka thënë se si organizatë, nuk presin lajme të mira për Kosovën në shkurt të këtij viti.
“Qysh ka funksionuar kjo gjykatë prej që është themeluar deri më tani, nuk na jep shumë shpresë që kemi me pas një lajm shumë të mirë kur të jepet verdikti final”, ka thënë Syla.
Pos tjerash, ai ka thënë se çfarë synonin me organizatën, tash e sa kohë.
“Krejt çka kemi bërë si Organizatë e Veteranëve të Luftës, së bashku me juve mediat, çka kemi dashur me thënë ka qenë: ‘Shihni çka po ndodh atje’. Prandaj kemi nxitur shumë njerëz me reagu, prandaj kemi komunikuar me bashkësinë ndërkombëtare se çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale”, ka thënë Syla.



