Fundjava e basketbollit, vëmendja në Rahovec dhe Prishtinë

06 shkurt 2026 | 13:58

Të dielën do të zhvillohet beteja mes dy vendeve të fundit, Vëllaznimit dhe Rahovecit, ku këta të fundit janë përforcuar me dy lojtarë të huaj, për dallim nga Vëllaznimi që vjen nga humbja e fundit ndaj Besëlidhjes në Ligën Unike.

“Vreshtarët” kanë një fitore më pak se “kuqezinjtë”, që do të synojnë asgjë pos fitores në Rahovec, për t’iu shmangur rënies nga Superliga.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 19:30, në Rahovec. 18 kilometra nga Rahoveci, në Suharekë, do të zhvillohet një tjetër përballje interesante, që Golden Eagle Ylli i përforcuar do të tentoj ti revanshohet Bashkimit pas dy humbjeve që ia shkaktoi në stinorin e rregullt.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, duke filluar në orën 19:30.

E Sigal Prishtina, që së fundi e liroi trajnerin Michail Kakiouzis siç u tha për arsye familjare, do të jetë nikoqir i GO+ Pejës. Ndeshja do të zhvillohet ditë e diel, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Në këtë xhiro, do të jetë edhe repriza e gjysmëfinales së Kupës, mes Trepçës dhe Borës, e cila do të zhvillohet të shtunën, me fillim në orën 17:00, në palestrën 1 Tetori, Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të…