Fundjava sjell mot pranveror

27 mars 2026 | 17:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fundjava e 28 dhe 29 marsit 2026 në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe temperatura relativisht të ulëta.

Sipas njoftimit, të shtunën pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 5 deri në 7 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën moti do të mbetet i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 9 gradë.

Era do të jetë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin…