
Fundjava vjen me ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll
Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së tetë. Kjo xhiro zhvillohet të shtunën, të dielën dhe të hënën. Nga kjo javë duket se më në fund është marrë vendimi që ndeshjet të luhen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
FFK-ja ka publikuar orarin, ku dy ndeshje zhvillohen ditën e shtunë dhe tri të tjera të dielën.
Derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional me fillim nga ora 15:00, derisa po këtë ditë takohen Malisheva dhe Llapi. Të dielën Dukagjini kërkon rikthimin te fitorja, teksa pret Prishtinën e Re, ndërsa Ferizaj takohet me Drenicën.
Ndërkohë derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës, përkundër që ishte paraparë të luhet të dielën, është shtyrë për të hënën, pasi Drita ka luajtur të enjten ne Ligën e Konferencës dhe me kërkesë të klubit bardhekaltër, ndeshja është zhvendosur për të hënën.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.