Fundjavë e nxehtë, temperaturat do të shkojnë deri 30 gradë

06 qershor 2025 | 22:14

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet gjatë fundjavës në vend. Temperaturat maksimale arrinë vlera deri në 33C e 35C, lokalisht deri në 36C.

Temperaturat minimale zbresin deri në 14C e 16C. Frynë erë jugore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.

Me fillimin e javës së ardhshme, temperaturat pësojnë një rënie të lehtë deri në 27C e 28C. Do të dominojnë më shumë kthjellimet, por dhe vransira kalojnë kohëpaskohe. Ditën e mërkurë shfaqen kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C. Era ndryshon drejtimin dhe frynë mesatare e mesatarisht e fuqishme 7-14m/s./Mendimi për motin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë…