
Funksionalizohet sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë
04 korrik 2025
| 15:50
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se është funksionalizuar sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë.
“Funksionalizohet plotësisht sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë. Shërbimi digjital i radhëve e bën pritjen më të organizuar dhe trajtimin më të dinjitetshëm për pacientët onkologjikë”, ka njoftuar Vitia.
Ky sistem modern mundëson regjistrimin elektronik të pacientëve, marrjen automatike të numrit rendor në hyrje dhe thirrjen automatike sipas radhës.
“Vazhdojmë në klinikat tjera”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.