Fuqia ushtarake, Shqipëria e 90-ta në botë

02 mars 2018 | 12:54

Global Firepower ka bërë renditjen e 133 vendeve të botës sa i takon fuqisë së tyre ushtarake.

Renditja, thotë kjo faqe, bëhet mbi bazën e të dhënave që sigurohen nga deklaratat zyrtare të vendeve të veçanta, duke ndërthurur fuqinë në ajër, tokë dhe det.

Përveç kësaj, një kriter i rëndësishëm në renditje është edhe teknologjia ushtarake që zotëron vendi përkatës, e sipas Global Firepower, Shqipëria renditet në vendin e 90-të nga 133 në total, raporton “Top Channel”.

Ndërkohë, në krye të tabelës renditja nuk ndryshon që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, me Shtetet e Bashkuara të parat, ndjekur nga Rusia në vendin e dytë.

10 vendet me fuqinë ushtarake më të madhe sipas Global Firepower:

1 – SHBA
2 – Rusia
3 – Kina
4 – India
5 – Franca
6 – Britania e Madhe
7 – Japonia
8 – Turqia
9 – Gjermania
10 – Egjipti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në takimin…