Fuqitë botërore lëshojnë rezerva nafte në vlera rekorde

11 mars 2026 | 15:51

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të miratojë lirimin e 400 milionë fuçive naftë për të kompensuar furnizimin e humbur nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, ka njoftuar të mërkurën drejtori ekzekutiv i saj, Fatih Birol.

Ai ka thënë se vendet e IEA-s votuan “unanimisht” për të nisur “lirimin më të madh ndonjëherë të rezervave të naftës emergjente në historinë e agjencisë sonë”.

Vendimi vjen pak pasi Irani paralajmëroi për dyfishim të çmimit të naftës, dhe pas sulmeve të tij ndaj anijeve komerciale në Ngushticën e Hormuzit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë përbëhet nga 32 vende anëtare, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Gjermaninë, Francë, Turqinë e Japoninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenail po planifikon të transferojë sulmuesin nigerian të Galatasarayit, Victor…