Furnizimi me libra shkollorë, në fazën përfundimtare

28 shtator 2025 | 10:47

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, të subvencionuara nga Ministria e Arsimit, edhe këtë vit të ri shkollor kishte ngecje dhe shkaktoi reagime të prindërve të nxënësve si dhe të Sindikatës së Arsimit.

Mirëpo, duket se furnizimi me libra është në fazën përfundimtare.

Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani, bëri të ditur se mbi 90 për qind e nxënësve tashmë i kanë siguruar librat shkollorë.

Ai tha për Ekonomia Online se ndonëse ka pasur disa vonesa dhe probleme teknike, procesi po shkon drejt përfundimit dhe këtë vit ka qenë më i lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

“Mbi 90 për qind të nxënësve i kanë librat. Një kontigjent e kemi pasur të vjetër, që u kemi dhënë fëmijëve një numër të madh që kanë rikthyer librat, por shumica e prindërve kanë zgjedhur të blejnë tekstet e reja. Më shumë se 10 raste që ende nuk i kanë dalë mjetet për shkak të problemeve teknike, por ai kapitull po mbyllet dhe po vjen drejt përfundimit, me gjithë vështirësitë që i ka pasur gjatë procesit. Por, vërejmë së në raport me vitin e kaluar sivjet ka qenë procedurë më e lehtë dhe më e shpejtë, qoftë për prindërit, por edhe procesi i rimbursimit”, tha Osmani.

Sipas tij, deri në fund të këtij muaji do të kenë raport final për ecurinë e furnizimit me tekste shkollore.

“Është një numër i caktuar që mungojnë disa tituj, nëse librat nuk kanë qenë në treg apo nxënnësit nuk kanë pranuar t’i marrin librat të plotësuar. 90 për qind janë nxënësit që i kanë librat dhe i mbajnë orët. Deri në fund të muajit do të kemi raport final se çdo gjë është e komplikuar. Si proces i ka ato mangësitë e tjera, por kemi arritur t’ia dalim. Procesi i verifikimit ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur mundësi të aplikojë pa verifikim”, shtoi ai.

Osmani pranoi se ka pasur raste kur shuma e subvencionuar nuk ka mjaftuar për të mbuluar të gjitha kostot, por u ofruan alternativa të tjera për prindërit.

“Edhe unë si prind jam detyruar që me një kosto ndoshta të papërballueshme të sigurojë librat për dy fëmijët e mi. Megjithatë, ajo është shuma që është caktuar nga ministria. Ka pasur raste të prindërve që janë ankuar që shuma e dedikuar nuk i ka mbuluar librat në tërësi, por kanë pasur mundësi të marrin edhe libra të përdorur. Ne kemi libra të vjetër në stok që fëmijët nuk i kanë dashur, kanë zgjedhur të marrin tekste të reja”, tha drejtori Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unë hyj në internet duke kërkuar gjëra. Unë shikoj gjëra…