
Furnizimi me rrymë, bizneseve nuk u kanë shkuar faturat
Ka kaluar më shumë se gjysma e korrikut, por për biznese fatura të qershorit ende nuk ka. Për 1 mijë e 300 ndërmarrje prodhuese asnjë fletëpagesë për shpenzim të rrymës nuk është lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, ani se nga 1 qershori operojnë në tregun e lirë.
Nehat Geci, pronar i një kompanie prodhuese që punon kryesisht me argjilë, shpreh pesimizmin e tij për faturat që pritet të vijnë.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompanitë prodhuese po konsiderohet i imponuar.
Sa do të paguajnë, Geci nuk e di, por thekson se po bëjnë maksimumin për të mos reduktuar stafin, edhe nëse detyrohen të blejnë energji me çmime të larta.
Ai, bashkë me gjashtë vëllezërit e tjerë bashkëpronar kërkojnë nga ZRrE dhe qeveria në detyrë të shfuqizojnë vendimin për tregun e lirë, duke paralajmëruar dëme serioze për bizneset kosovare. /Klankosova.tv