Furtuna që do të sjellë ultimatumi i Trump ndaj vendeve të BRICS

07 korrik 2025 | 20:30

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Me ultimatumin e dërguar që sot të gjitha vendeve anëtare të BRICS Trump, tregoi edhe njëherë forcën e Shteteve të Bashkura duke ua thënë troç boll luajtët pas shpinës së Amerikës.

Me këtë lëvizje të tij duke i kërcënuar deri në 70% të tarifave, ka mundësi që Trump i ka zënë liderët e këtij grupi në shah-mat, të cilët nuk e prisnin një levzje të tillë nga përvoja me presidentëte tjerë përpara tij.

Shtetet e mëdha si Kina dhe Rusia e kanë përdorur këtë grupim si një kundërpërgjigje ndaj ekonomisë së fuqishme amerikane për të zhvlerësuar sa më shumë fuqinë e dollarit në tregun botëror.

Nga ky veprim i befasishëm i Presidentit Trump me shumë interes pritet reagimi i këtyre vendeve kryesore, por ne disa vende nga ky grupim si India, Emiratet e Bashkuara, Egjipti mbase do të ketë ndonjë ndryshim kursi kur dihet se liderët e këtyre vendeve janë miqtë më të ngushtë të Presidentit të tanishëm Amerikan.

Sidoqoftë shumë nga këto vende bashkë me Kinën që janë të varur nga SHBA-ja nuk u intereson të prishin marrëdhënjet me të, sepse çdo përkeqësim sjell një shkatërrim ekonomik të vendeve të tyre. Prandaj Presidenti Trump është treguar i qartë dhe i ashpër ndaj tyre, dhe jo si parardhësit e tij që kanë qenë më të butë, pa thënë indiferent për hirë të rregullit të tregtisë së lirë globale për të mos sjell një krizë ku risku i kaosit mund të kishte pasoja të pashmangshme në tregun botëror.

Trump që në marrjen e mandatit të dytë e ka marrë parasysh që për të sjellë Amerikën e madhërishme përsëri i duhet një luftë frontale ndaj “armiqve” të tregtisë së saj pa llogaritur kostot dhe pasojat që mund të kenë partnerët historik të saj.

Në muajt e parë të ardhjes së tij ekonomia amerikane ka një rritje sidomos ne tregjet e bursës së saj dhe në uljen e cmimit të naftës për konsumin e brendshëm.

Çeshtja tani është me partnerët historik të SHBA-së ku me ardhjen e Trump ka një lloj ftohje për arsye të abuzimeve të tyre ndaj ekonomisë amerikane. Trump ua ka bërë të qartë edhe partnerëve më të afërt europianë që gjithësecili duhet të matet me fuqinë e tyre për të kryer sa më shumë shpenzime në garantimin e sigurisë në territoret e tyre. Ç’është e verteta shtetet e BE së në buxhetin e tyre prioritet i është dhënë fuqizimit të armatimit të mbrojtës sesa rritjes ekonomike të tyre. Kërcënimi nga Rusia është më afër se kurrë dhe nëse nuk e bëjnë tani për të parandaluar çmendurinë e Putin për të pushtuar vendet baltike, çdo vonesë do të sjellë pasoja të pashmangshme katastrofike.

Mosbindja kohët e fundit e Putinit ndaj Trump për një marrëveshje paqeja e ka zemëruar Presidentin amerikan aq shumë sa, nëse vazhdon kështu askush nuk e parashikon reagimin e ashpër të tij. Ka shumë gjasa që “prishja” me Putinin të kthejë Trump në 360° në anën e Zhelenskit i cili pas zënkës së parë me të, tani për arsye strategjikë Presidenti amerikan është kthyer në një mentor i tij në çdo hap të tij politik për ti dhënë fund luftës në Ukrainë pa humbur territoret e saj.

Reagimi negativ i Putin duke e sulmuar Ukrainën ka bërë që Trump shumë shpejt të nisë armatimin e fuqishëm mbrojtës dhe sulmues drejt Ukrainës. Pra me pak fjalë do lirojë paketën ndihmëse të miratuar nga Kongresi amerikan në fundvitin e kaluar, me këmbënguljen e Presidentit Biden në ditët e fundit mandatit të tij. Pra gjithë këta miliarda dollarë me armatim për Ukrainën do të jenë një ndihmë e madhe dhe ndoshta një fund i epokës së Putin dhe qëllimeve djallëzore të tij të rikthimit të Perandorisë Rusë. Prandaj e gjithë vemendja e botës është kthyer tek Presidenti Donald Trump i cili ka butonin ose të dhënjës fund të luftës globale ose të një nisje të një luftë të re të paparashikueshme por me pasoja për gjithë njerëzimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka…