Fury, Joshuas: Po nuk fitove revanshin harroje duelin me mua

30 tetor 2019 | 11:29

Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka bërë me dije se nuk do të duelojë me Anthony Joshuan në rast se ky i fundit nuk fiton revanshin ndaj Andy Ruiz Jr.

Kjo përballje mes Joshuas dhe Ruizit do të zhvillohet më 7 dhjetor në Abu Dhabi, me meksikanin Ruiz që mban titujt e peshës së rëndë (IBF, WBA dhe WBO). Fury shpreson të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës i këtij Divizioni teksa ka shënjestruar edhe një revansh me Deontay Wilderin, që mban titullin e kategorisë WBC. Gjithsesi, Fury pëlqen më shumë një duel mes dy boksierëve britanikë, mes tij dhe Joshuas, që mund t’i mbushë edhe xhepat.

“Nëse Joshua humbet sërish, nuk ka asnjë shans të duelojë me mua. Më vjen keq, por kjo është e sigurt. Ndaj, e ftoj Joshuan të jetë i kujdesshëm dhe ta fitojë këtë revansh me Ruizin. Unë do të bëj tifo për të më 7 dhjetor”, u shpreh Tyson Fury.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)…