
Fury konfirmon datën dhe vendin e trilogjisë kundër Usykt
Tyson Fury ka thënë se do të ndeshet me Oleksandr Usyk në një përballje trilogjike në stadiumin “Wembley” në prill. Në një postim në rrjetet sociale, 36-vjeçari tha se mega-ndeshja e peshave të rënda do të zhvillohet në Londër, të shtunën, më 18 prill. Tyson Fury deklaroi se synon hakmarrjen kundër Usyk, ndërsa synonte gjithashtu një përballje tërësisht britanike me Anthony Joshua.
“Dua një shans të drejtë dhe nuk besoj se kam e pasur një të tillë dy herët e fundit. Nuk e di çfarë do të duhet të bëj, sepse nuk mund ta lë të shkojë në një vendim”, ka thënë Fury. Britaniku, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u tërhoq nga boksi në janar të këtij viti, një muaj pas një humbjeje me vendim unanim ndaj Usyk në ndeshjen e dytë midis tyre. Usyk fitoi edhe sfidën e parë në maj të vitit të kaluar me vendim shumice. Ndërkohë, Sergey Lapin, kreu i stafit të Usyk, nuk e minimizoi mundësinë e një takimi të tretë.
Në një deklaratë për “Sky Sports”, Lapin shpjegoi se një ndeshje e tretë ka qenë gjithnjë në tryezë. Gjithsesi, për momentin, fokusi i ukrainasit mbetet sfida e 19 korrikut kundër kampionit të botës në peshat e rënda të IBF, Daniel Dubois, po në stadiumin “Wembley”.