Fury: Mike Tysoni e as Muhammad Ali nuk do ia dilnin me mua

21 qershor 2020 | 14:41

Boksieri Tyson Fury mendon se është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka dhënë një intervistë duke lëshuar deklarata arrogante, të cilat nuk janë pritur mirë nga tifozët e boksit.

“Harrojeni Mike Tyson, Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Lewis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Flyod Patterson, Gene Tunney dhe Jem Mace John L. Sullivan, nëse ktheheni pas nga fillimi, askush prej tyre nuk mund të mposhtë Gypsy King”.

“Në asnjë kohë, në mijëra vite, nuk ka qenë asnjë boksier i peshave të rënda që mund të më mposhtë mua. Jam shumë i fortë, jam shumë i mirë dhe asnjë nuk mund të më mposhtë. Kam shumë stile për ta dhe mund t’ia dal shumë mirë”, ka deklaruar ai për “BT Sports”. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
/PDF/ Kompania Rajonale e Ujesjellesit K.R.U ’GJAKOVA’ Sh.A. shpall -…