
Fury rikthehet në ring në vitin 2026
Tyson Fury raportohet se do të dalë nga pensionimi do t’i kthehet sërish boksit. Kjo pritet të ndodhë gjatë vitit 2026. Kjo u bë e ditur nga njeriu më me ndikim në botën e boksit, Turki Alalshikh, i cili tha se foli me Gypsy King dhe i premtoi atij se do të kthehej vitin e ardhshëm. “Fola me të, kam fjalën e tij se do të jetë pjesë e sezonit të Riadit në vitin 2026. Kemi ende punë për të bërë”, ka thënë ai.
Ndeshja e fundit e e Furyt u zhvillua për herë të fundit në ring vitin e kaluar. Në dhjetor, britaniku u ndesh për herë të dytë kundër Oleksandr Usyk dhe humbi me vendim unanim.
Ishte humbja e tij e dytë në karrierën e tij profesionale. Po ashtu edhe e para u shkaktua nga Usyk. Ajo ndeshje u zhvillua në maj të vitit të kaluar, ishte një ndeshje për kampionin absolut të peshave të rënda dhe ndeshja më e madhe e boksit të shekullit të 21-të. Gipsy King, fitoi atëherë, gjithashtu me vendim të gjyqtarëve, dhe Fury regjistroi humbjen e tij të parë. 36-vjeçari ka fituar 34 herë, 24 me nokaut, dhe fitorja e tij e fundit ishte në vitin 2023 kur mposhti yllin e MMA-s, Francis Ngannou.