
Fushata e Nismës, Limaj: Përkushtimi ynë tregon se sa shumë e duam vendlindjen
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, i uroi të gjithë për fillimin e këtij rrugëtimi.
Ai, kandidatëve për kryetarë të komunave nga radhët e Nismës, si dhe asamblistëve, iu tha se do të jenë zëri i qytetarëve, dhe se duhet të punojnë shumë, transmeton Klankosova.tv.
“Fokusimi dhe përkushtimi ynë në bazë, në bërthamë, përcakton dhe tregon, përcaktimin tonë se sa e duam vendlindjen tonë, aty ku jemi rritur, aty ku jemi formuar, aty ku rrisim fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona. Kjo është qasja ndaj atdheut, qasja ndaj komunës, qasja ndaj vendlindjes. Ta doni dhe ta vlerësoni shumë vendlindjen tuaj, të punoni fort”, u shpreh Limaj.
Para mbështetësve të Nismës, Limaj po ashtu prezantoi edhe një herë kandidatët për kryetarë të komunave, dhe listën e bartësve në komunat e Kosovës që do të drejtojnë fushatën elektorale të partisë.