Fushë-Kosovë, nis instalimi i internetit falas në rrugën “Dardania”

10 tetor 2025 | 16:58

Komuna e Fushë Kosovës ka nisur një projekt të ri, inovativ dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët tanë – instalimin e internetit falas në rrugën “Dardania”!

Komuna ka njoftuar se ky është një hap i madh drejt digjitalizimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për të gjithë banorët.

Projekti ka filluar me vendosjen e pikave të para të Wi-Fi falas përgjatë gjithë rrugës “Dardania”, duke bërë që çdo qytetar, biznes, apo vizitor të ketë qasje të lirë dhe të shpejtë në internet, pa pagesë dhe në çdo kohë!

“E veçanta e këtij projekti është se e gjithë rruga “Dardania” do të mbulohet plotësisht me internet falas, nga fillimi e deri në fund, duke u kthyer në një zonë të lidhur dhe moderne, ku teknologjia i shërben qytetarit. Kjo nismë është pjesë e vizionit tonë për të ndërtuar Smart City, ku teknologjia ndihmon në zhvillimin ekonomik, edukim, transparencë dhe komunikim më të mirë mes qytetarëve dhe komunës”, ka njoftuar Komuna e Fushë-Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konceptet inovative dhe zhvillimore në fushën e shëndetësisë, të zhvilluara…