Fustani tyl zbulon “asetet” e Rita Orës
                22 tetor 2018
                |  11:51
            
        Ajo është një popstare e talentuar që kujdeset gjithmonë për pamjen mahnitëse dhe stilin e veshjes. Rita Ora dukej sensacionale dhe shumë seksi pasi shijoi një “night-out” në Klubin e Annabel në Mayfair të Londrës.
27-vjeçarja me fustanin prej tyli nxori në pah asetet e saj teksa gjoksi shpërthyes nuk i shpëtoi vëmendjes së paparacëve. Por ngjyra e zbehtë dhe tejdukshmëria e fustanit bust e nxorën Ritën të zbuluar edhe në pjesën e belit të saj të hollë.


                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        