Futbollistët e Dritës kryen testet për Covid-19 para udhëtimit në Zvicër

05 gusht 2020 | 15:29

Drita do të përfaqësoj Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që zhvillohen në Zvicër. Para nisjes për në Zvicër për “KosovaPress” ka folur drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili bëri të ditur se skuadra të premten niset për në Zvicër dhe tanimë ka kryer testimet për Covid-19. “Po i kemi kryer testet për Covid-19 dhe jemi në pritje të rezultateve. Të premten do të udhëtojmë për në Nyon të Zvicrës”, ka thënë Zymberi.

Për prurjet e reja në skuadër, Zymberi u shpreh se për në Ligën e Kampionëve ka përfunduar tashmë koha dhe nuk do të mund të regjistrojnë lojtarë të ri, ndërsa pas aventurës evropiane do të mblidhen me kryesinë dhe do të diskutojnë për ndonjë transferim të mundshëm.

“Para dy ditë ka qenë dita e fundit për listën e lojtarë, ne e kemi dërguar atë. Lojtarët janë po ata që ishin në kampionat me të cilët u shpallem kampion. Pas Evropës do të shohim dhe nëse është e mundur do të bëjmë ndonjë transferim”, ka shtuar Zymberi. Drita të shtunën me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojë ndeshjen e parë parakualifikuese për në Ligën e Kampionëve, kundër kampionit të Andorës, Inter Escalades.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…