
Futbollisti algjerian vdes në fushë (VIDEO)
27 dhjetor 2021
| 08:21
Rastet e sulmeve në zemër ndër vite janë shtuar tek futbollistët.
E disa prej tyre kanë përfunduar në mënyrë fatale.
Një rast tragjik ndodhi në Algjeri, ku si pasojë e sulmit në zemër vdiq futbollisti Sofiane Lokar.
30 vjeçari vdiq në fushë në ndeshjen Mouloudia Saida – ASM Oran.
Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën.
Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë.
Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave, shkruan The Sun përcjell Klankosova.tv.
Kujdes pamjet janë të rënda.