
Futbollisti Çalik humbi jetën pas një aksidenti me makinë
11 janar 2022
| 11:14
Ahmet Çalik, mbrojtësi i skuadrës turke të Super Lig Konyaspor, humbi jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e së martës.
Mbrojtësi 27-vjeçar humbi jetën pasi raportohet se humbi kontrollin e makinës së tij pranë Golbasi, në kryeqytetin Ankara.
Ai ka luajtur në total 225 ndeshje si profesionist, ku ka realizuar 8 gola dhe 3 asistime.