
Futbollisti i Arsenalit infektohet me Covid
28 dhjetor 2020
| 22:17
Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi Gabriel, ka dal pozitiv në analizat e Covid-19.
23-vjeçari është në izolim, derisa ka pasur kontakt me një person të afërt që ishte i prekur nga koronavirusi.
Braziliani mungoi në fitoren ndaj Chelseas dhe do mungojë për së paku dy sfidat e radhës, kundër Brighton dhe West Brom.
“Gabriel ka dal pozitiv me Covid-19 dhe është i izoluar duke ndjekur protokollin e Premierligës”, shkruhej në komunikatë.
🗞 𝐓𝐞𝐚𝐦 𝐧𝐞𝐰𝐬 𝐮𝐩𝐝𝐚𝐭𝐞
The latest ahead of #BHAARS 👇
— Arsenal (@Arsenal) December 28, 2020