
Futbollisti i Interit mposhti Covidin
30 mars 2021
| 14:45
Mesfushori i Interit, Matias Vecino është shëruar nga Covid-19 dhe do bëjë disa testime para se t’i bashkohet grupit.
Lojtarët e “Neurazzurëve” kanë nisur të shërohen, derisa edhe portieri Samir Handanoviq kishte rezultuar negativ.
Portieri pritet të rikthehet ndaj Bolognas, derisa Vecino ndoshta do jetë i gatshëm për këtë sfidë. Sidoqoftë, dyshja mbrojtëse Stefan de Vrij dhe Danilo D’Ambrosio vazhdojnë të jenë pozitiv dhe qëndrojnë në karantinë.