Futbollisti i Newcastle: Covidi ndikoi shumë tek unë

20 dhjetor 2020 | 12:33

Futbollisti i Newcastle United, Isaac Heyden, ka folur për përballjen e tij me COVID-19, ku tha se ai kishte vuajtur sepse e kishte nënvleftësuar virusin dhe paralajmëroi publikun të kenë kujdes.

Newcastle u detyrua të shtynte lojën kundër Aston Villës gjatë këtij muaji, pasi u zbulua se stafi dhe zyrtarët e klubit ishin të infektuar.

Mesfushori Isaac Heyden, ishte njëri nga të infektuarit, dhe tregoi se përjetoi tmerrin nga virusi.

“Më kapi në befasi, të jem i sinqertë dhe ndikoi shumë keq tek unë. E nënvleftësova, thash me vete, unë jam atlet nuk do të kem simptoma dhe do jem mirë”, ka thënë ai për “talkSPORT”. “Qëndrova në shtrat dhe 8 ditët e para nuk mund të lëvizja, isha në gjendje të keqe, por diku në ditën e 13 apo 14 fillova të bëja pak stërvitje. Tani po punoj të rikthehem në formë për ndeshjet e ardhshme, por mund të them se Covid-19 ka ndikuar tek unë”, ka shtuar Heyden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah po luan sezonin e tij të…