Futbollisti i Norwichit del pozitiv në testin për Covid-19

14 qershor 2020 | 16:09

Një lojtar i Norwich City është një nga dy personat që kanë dalë pozitiv në testimet për koronavirusin pas raundit të fundit prej 1.200 testimeve të kryer para rifillimit të Premier Ligës.

Testet u zhvilluan të enjten dhe të premte, ndërkohë që Norwich u mund nga Tottenham 2-1 në një miqësore të luajtur të premten. Skuadra e Mourinhos konfirmoi se nuk kishte asnjë lojtarë pozitiv, ndërkohë që futbollisti i Norwich nuk ka pasur “kontakte të ngushta” me ekipin e tij. Lojtari, emri i të cilit nuk është zbuluar, do të izolohet për shtatë ditë. Premier Liga do të rifillojë më 17 qershor, Norwich e fundit në renditje, do të bëjnë debutimin kundër Southampton të premten e 19 qershorit. Në total ka pasur 16 raste pozitive nga 8,687 testet e kryera në Premier Ligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini me anë të…