Futbollisti i ri i Vëllaznimit, Dardan Jashari: Do të rikthemi në Superligë

22 korrik 2025 | 12:51

Skuadra e Vëllaznimit është përforcuar me mbrojtësin e njohur Dardan Jashari. Klubi kuqezi beson se përvoja dhe lidershipi i tij do të jenë një përparësi e madhe për ekipin në sezonin e ri.

“Dardan Jashari vjen si përforcim i ri për repartin defensiv të Vëllaznimit. Me lidership dhe vizion të qartë në fushë, ai është i gatshëm të japë maksimumin”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjakova.

Pas zyrtarizmit të marrëveshjes, ka reaguar edhe vetë futbollisti, duke shprehur entuziazmin për këtë hap në karrierë.

“Sot, me shumë krenari, ju njoftoj se jam zyrtarisht pjesë e një skuadre me histori të madhe – KF Vëllaznimi. Është nder të vesh fanellën kuqezi, të një klubi me traditë dhe pasion të jashtëzakonshëm për futbollin. Do të jap maksimumin tim në Ligën e Parë, me një synim të vetëm: ta rikthejmë Vëllaznimin aty ku e ka vendin – në Superligë! Forca Vëllaznimi, na priftë e mbara!”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së martës në gjykimin ndaj të akuzuarve…