Futbollisti i Romës infektohet me Covid

10 mars 2021 | 17:08

Rast i ri me koronavirus në Serinë A. Këtë herë është Juan Jesus i cili ndalet dhe futet në izolim për disa ditë, pasi ka rënë në kontakt me një pozitiv.

Tamponi i mbrojtësit brazilian ka rezultuar gjithashtu pozitiv, kështu që futbollisti do ta vazhdojë periudhën e karantinës, me qëllim që të shmangen infeksionet e mëtejshme brenda grupit verdhekuq. Tamponët e tjerë të kryer te Roma ishin të gjithë negativë.

Juan Jesus ka bërë vetëm 11 paraqitje, nga të cilat 6 në fazën e grupeve të “Europa League” dhe katër në kampionat. Asnjëherë titullar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup tregtar rus, X5, njoftoi të mërkurën se do…