Futbollisti i Shqipërisë rezulton pozitiv me Covid-19

02 shtator 2020 | 11:41

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll është tronditur nga rezultatet e testeve të koronavirusit përpara nisjes në tokën bjelloruse.

Mbrojtësi i Hajduk Splitit, Ardian Ismajli (Hajduk Split) ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas marrjes së rezultateve, stafi mjekësor i kombëtares ka futur në izolim dhe lojtarin tjetër të Shqipërisë Ylber Ramadani, i cili ka qëndruar në një dhomë me Ismajlin. Lajmi raportohet nga “Proçesi Sportiv”.

Për rrjedhojë, Ismajli dhe Ramadani nuk do të udhëtojnë të premten për në Bjellorusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në…