Futbollisti kapet “mat” me të dashurën nga bashkëshortja
Ylli i futbollit kamerunas Nicolas Moumi Ngamaleu është përfshirë në një skandal që po bën jehonë në mediat ndërkombëtare. Sulmuesi i Dinamo Moskës u kap “mat” nga partnerja e tij, influencuesja ruse Nikki Seey, e cila e gjeti futbollistin me një tjetër grua në apartamentin e tyre në Moskë.
Sipas mediave ganeze, Seey kishte mbërritur në banesë së bashku me një mikeshë, pasi dyshonte se 31-vjeçari kishte futur një grua tjetër në shtëpi. Ngamaleu thuhet se i mohoi hyrjen duke pretenduar se në banesë ndodhej “xhaxhai” i tij, por Seey lajmëroi policinë. Oficerët ndërhynë me forcë dhe hynë në apartament, ku futbollisti u filmua me pantallonat e Kamerunit, ndërsa gruaja tjetër përpiqej të mbulonte fytyrën përpara kamerave.
Pas incidentit, Nikki Seey ka mbledhur sendet personale dhe është larguar nga apartamenti. Autoritetet lokale në Moskë kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa Ngamaleu është urdhëruar të lirojë banesën. Skandali vjen vetëm pak ditë para se Kameruni të zhvillojë ndeshjen vendimtare të play-off-it të kualifikimeve të Botërorit të CAF kundër DR Kongos më 13 nëntor, ku Ngamaleu ishte përfshirë në listën e Kombëtares.



