Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik

18 mars 2026 | 16:42

Futbollisti me origjinë nga kantoni Vaud, Cameron Puertas, nuk do të mund të jetë pjesë e Kombëtares së Zvicra në Kupën e Botës këtë verë, për shkak të pengesave ligjore që lidhen me marrjen e shtetësisë.

27-vjeçari, i lindur në Lozanë dhe aktualisht pjesë e klubit gjerman Werder Bremen, zotëron shtetësi spanjolle.

Sipas rregullave të FIFA-s, një lojtar duhet të ketë shtetësinë e vendit që përfaqëson në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, përpjekjet e tij për të marrë shtetësinë zvicerane janë bllokuar për shkak të dy shkeljeve të mëparshme në trafik.

Sipas mediave zvicerane, këto incidente e detyrojnë atë të presë deri në vitin 2029 për të aplikuar për natyralizim, përcjell Albinfo.ch.

Rasti i parë daton në vitin 2017, kur Puertas u ndalua nga policia duke drejtuar automjetin me patentë të pezulluar.

Ndërsa në vitin 2019, ai u kap duke udhëtuar në një makinë që mbante targa të regjistruara në emër të një personi tjetër.

Për shkak të këtyre shkeljeve, ai duhet të presë deri sa ato të fshihen nga regjistri penal, përpara se të ketë të drejtë të aplikojë për shtetësi, një zhvillim që praktikisht e përjashton nga përfaqësimi i Zvicrës në garat e mëdha ndërkombëtare në vitet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një arritje historike për Real Madridin dhe trajnerin e tij…