Futbollisti shqiptar shpëton një dhjetëvjeçar që po fundosej në liqen

06 qershor 2020 | 21:48

Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj, e ka shpëtuar një djalosh dhjetëvjeçar, i cili po fundosej në liqenin Kyrkosjarvi në Finlandë. Më vonë, ai e ka përshkruar të gjithë rastin, duke thënë se nuk kishte qenë aspak e lehtë.

Mehmet Hetemaj, i cili luan për klubin Seinajoki në Finlandë, kishte shkuar me nënën e tij për të pushuar te një liqen artificial në qytetin ku jeton.

Gjatë kohës sa ai ishte aty, një djalosh dhjetëvjeçar, i cili kishte qenë i shtrirë mbi një dyshek në liqen, kishte rënë në ujë dhe nuk kishte mundur të dilte nga uji vetë.

Nëna e futbollistit kosovar kishte reaguar e para në tentim për ta shpëtuar djaloshin, mirëpo kur ajo e kishte parë se nuk po arrinte ta bënte vetë, mesfushori kishte reaguar menjëherë dhe e kishte nxjerrë djaloshin nga uji.

“Ishte një ditë e bukur sot, kështu që nëna ime dhe unë kishim ardhur të rrezitemi këtu. Ne ishim rreth dhjetë metra larg ujit”, ka thënë Hetemaj për Is.fi. përcjell /tetovasot./

“Unë e kam shikuar Baywatch shumë herë dhe ata i bëjnë këto gjëra të duken shumë të lehta. Por, ishte me të vërtetë e vështirë, edhe pse ai ishte i vogël”.

“Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe notova për pak metra derisa arrita ta prekë fundin me këmbën e mia. Teknika ime s’ishte e duhur, kështu që s’do të ishte keq të mësoja teknikën e duhur për ta shpëtuar dikë”.

Nëna e djaloshit e kishte falënderuar Hetemajn, i cili kishte lindur në Skënderaj, para se ai të kthehej në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 6 Qershor 2020, nisë ditën e parë…