
Futbollistit të Kombëtares së Kosovës i vdes gjyshja
11 tetor 2023
| 14:47
Futbollisti i Torinos dhe i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë gjyshja e tij.
Familjarë të futbollistit njoftojnë në rrjetet sociale se varrimi i të ndjerës Ajshe Vojvoda do të bëhet të enjten në varrezat e lagjes Vojvodë në Llaushë të Skenderajt.
Vojvoda mungon për dy ndeshjet e radhës të muajit tetor ndaj Andorrës dhe Izraelit (kjo ndeshje sipas të gjitha gjasave do të shtyhet) për shkak të një lëndimi.
Mbrojtësi Vojvoda konsiderohet një ndër pikat e forta të reprezentacionin të Kosovës.
Ai në vitet e fundit ka treguar paraqitje të mira në Serie A me Torinon.