Futbollistja amerikane vjen për të luajtur në Kosovë, firmos me KFF Mitrovica

12 shkurt 2026 | 12:34

Skuadra kosovare, KFF Mitrovica ka mbyllur afatin e transferimeve me një “goditje” nga Amerika.

Mitrovicasit kanë transferuar futbollisten amerikane, Ryann Fetty.

Ajo vjen nga skuadra e Bundesliga 2 në Austri, Pinzgau Saalfelden.

“KFF Mitrovica mbyll merkaton e transferimeve me përforcimin e radhës, duke zyrtarizuar afrimin e lojtares amerikane Ryann Fetty, e cila së fundmi ishte pjesë e 2. Frauen-Bundesliga (liga e dytë e Austrisë) me klubin FC Pinzgau Saalfelden. Me vetëm 10 ditë të mbetura deri në fillimin e kampionatit, klubi ynë është gati për një start të ri, me objektiva të qarta dhe ambicioze drejt mbrojtjes së titullit kampion”, ka njoftuar KFF Mitrovica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesorët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe…