Futbollistja nga Kosova fiton Kupën e Zvicrës

30 mars 2026 | 09:38

Futbollistja nga Kosova, Lumbardha Misini ka fituar Kupën e Zvicrës te femrat me skuadrën e Servette FC Chenois Feminin.

Në finale, Servette fitoi ndaj Young Boys me rezultat minimal 1:0, shkruan albinfo.ch.

Lumbardha bëhet lojtarja e parë nga Kosova që fiton Kupën e Zvicrës në futbollin e femrave. Ajo hyri në lojë në minutën e 80-të.

Gjithashtu Servette FC Chenois Feminin është lidere në renditje të kampionatit të Zvicrës për futbollin e femrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot vendimin për ekzekutimin…