Futsal: Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, Prishtina 01 do të përballet me Rigan

06 nëntor 2025 | 15:41

Është hedhur shorti në Nyon për fazën e 1/16-tës në UEFA Futsal Champions League.

FC Prishtina 01 do të përballet me Riga Futsal Club nga Latvia, kampionin e këtij shteti, njofton klubin kosovar.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 nëntor, ndërsa përballja e kthimit më 5 dhjetor në Riga.

Pas një faze historike në Main Round, ekipi i Prishtina 01 vazhdon rrugëtimin evropian mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Demaj shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore “Ibrahim…