Fyerja e qytetarit dhe degradimi i institucioneve në procesin zgjedhor

27 tetor 2025 | 11:46

Shkruan: Hisen Berisha

Po t’i shohim listat zgjedhore për kryetar apo asambleistë – edhe më tej po fyhen institucionet dhe qytetarët me kandidimin e personave pa integritet.
Në Gjakovë, u kandidua për asamble dhe si kryesuese e liste një person që publikisht dogji flamurin e shtetit të Kosovës. Atë simbol që u fitua me gjakun dhe djersën e luftëtarëve, me sakrificën e nënave gjakovare dhe të nënave shqiptare në përgjithësi, dhe që sot përfaqëson identitetin e shtetit tonë. Ky akt nuk është i rastësishëm. Djegia e flamurit është fyerja më e rëndë që mund t’i bëhet një shteti e kombi – dhe deri më sot, kjo ka ndodhur vetëm nga serbët dhe bijtë e tyre politikë.
Por kjo sjellje nuk është vetëm problem Gjakove. Në Perzeren, qytet që mban trashëgiminë kulturore të shqiptarëve dhe historinë e vet të pasur, po shfaqet një fenomen po aq shqetësues: kandidimi i një personi pa integritet dhe etikë intelektuale, i njohur për sjellje të turpshme publike — i dehur që tërhiqej zvarrë nëpër shatërvan dhe rrugë, i përfshirë në abuzim me narkotikë dhe i papërshtatshëm për përfaqësim institucional.
Kjo kandidaturë, e promovuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është thjesht një gabim politik: është një fyerje ndaj qytetarëve të Perzerenit dhe minon dinjitetin qytetar dhe imazhin e institucioneve publike. Përzereni është qendër e trashëgimisë kulturore, edhe pse ka kaluar periudha të errëta të pushtimeve të mëparshme, dhe meriton përfaqësues që ruajnë dinjitetin e qytetit dhe të komunitetit.
Qytetarët duhet t’i thonë JO fyerjes së dinjitetit të tyre. Jo kandidimit të Artan Abrashit! Jo praktikave të Lëvizjes Vetëvendosje që, me çdo veprim politik, po rrënojnë imazhin e shtetit, identitetin qytetar dhe zhvillimin e Perzerenit.
Kjo sjellje përbën zhvendosje nga etika e përfaqësimit publik, shkel besimin mes qytetarit dhe shtetit, dhe minon themelet demokratike të përzgjedhjes së liderëve lokalë. Çdo votë duhet të reflektojë përgjegjësinë qytetare dhe respektin për institucionet dhe identitetin kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…