
G Bani flet për largimin nga Big Brother: Bënë një shou të shëmtuar në shpinën time
Reperi G Bani ka treguar për një nga momentet më të vështira gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania 4.
Në një live në TikTok, ai u pyet rreth situatës kur i ishte komunikuar se babai i tij ndodhej në spital dhe ai duhej të largohej nga shtëpia e BB.
“Babai im ka qenë sëmurë, babai im ka qenë në spital me të gjitha ato që ka përshkruar drejtuesi i emisionit, por që ata që kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time nuk duhej të më kishin thënë në Prime, por do më kishin thënë më parë, ajo është e vetmja gjë e sigurt”, tha G Bani.
Ai shtoi se mënyra si iu komunikua lajmi – gjatë Prime-t, duke u futur në dhomën e rrëfimit – nuk ishte e duhur: “Nuk kanë pasur pse të presin Primen të më thonë, me më fut aty, G Bani në dhomë të rrëfimit, ke babanë sëmurë, ik”.